Dojçinovski: Ulja e gjobave mund të nxis rritjen e dhunës nëpër stadiume

Ministria e Punëve të Brendshme po synon të ulë gjobat për dhunë dhe sjellje jo adekuate gjatë aktiviteteve sportive.

Propozimi parasheh që për organizatorët të cilat nuk do kenë marrë masat e duhura kundër dhunës, gjobat të ulen nga 5000 euro në 500 euro ndërsa për personat fizik, nga 500 euro deri në 150 euro. Federatat sportive të cilat nuk do tu përmbahen dispozitave ligjore kundër dhunës nga 2000 ose 3000 euro do të gjobiten deri në 500 euro.

Ulja e gjobave për dhunë dhe sjellje joadekuate në aktivitetet sportive, sipas ekspertëve sportiv nuk është veprim i qëlluar.

Vasko Dojçinovski thotë se kjo mund të rrisë aktivitetet e dhunshme në terrenet sportive.

“Jemi të vetëdijshëm se në të kaluarën, jo shumë shpesh, por kemi pasur shkelje serioze në stadiumet e futbollit, ndonjëherë as ligjet aktuale nuk i kanë mbuluar mjaftueshëm sipas seriozitetit, e lëre më ti ulim gjobat. Gjithsesi rreziku për rritjen e incidenteve në stadiume me ndryshim eventual të ligjit do të jetë më i madh – është shprehu për “Alsat-M” eksperti sportiv, Vasko Dojçinovski.

Propozim Ligji për pengimin e dhunës dhe sjelljet jo adekuate në ndeshjet sportive është në lexim të parë në Komisionin për Arsim dhe Shkencë në Kuvend.

Leave a Reply