Vllaznia e Adilit dhe Imerit bënë hap fals, vetëm barazim me Kastriotin

Vllaznia e Mevlan Adilit dhe Demir Imerit, që edhe sot ishin titullarë, ka barazuar pa gola kundër Kastriotit në ndeshjen e vlefshme të javës së 16-të në Superligën shqiptare, duke i dhënë shpresa edhe më shumë Partizanit të Ilir Dajës, që të afrohet në renditje, njofton “infOSport.mk”.

Është ky një hap fals në shtëpi për skuadrën e Tomas Brdariç, pas ecurisë pozitive prej 3 fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat.
Pavarësisht përpjekjeve futbollistët e skuadrës shkodrane nuk arritën të mposhtnin portierin Isli Hidi, kjo padyshim edhe për meritë të këtij të fundit.

Ky ishte barazimi i tretë në kampionat për Vllazninë, ndërkohë që në anën tjetër, skuadra e trajnerit Ndreu, ndërpreu serinë oreh dy humbjeve radhazi.

Vlen të theksohet se kjo ndeshje dhuroi një luftë të ashpër sportive në fushën e lojës, teksa Kastrioti e mbylli me 10 lojtarë ndeshjen pas ndërhyrjes nga mbrapa të Sokol Nezirit ndaj Da Silvës.

Javën e ardhshme, Vllazninë e pret super dueli kundër Partizanit, ndërkohë Kastrioti në shtëpi do të mirëpret Bylisin.

Leave a Reply