FFM dënon Shkëndijën për “piro-shoun” ndaj Vardarit!

Skuadra e Shkëndijës është vënë në Komisionin Disiplinor për shkak shkeljes së rregullave të Federatës së Futbollit të Maqedonisë gjatë zhvillimit të ndeshjes kundër Vardarit, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë.

Tifozët e Shkëndijës në ndeshjen kundër rivalit të madh në të cilën shënuan fitore me rezultatin 4:0, bënë shou me fishekzjarre, ndërsa e gjithë kjo ka bërë që FFM-ja të ngre procedurë ndaj “kuqezinjëve”.

Vendimi rreth dënimit të Shkëndijës do të sillet javën e ardhshme.

Leave a Reply