“Markizio konsumonte katër paketa cigare në ditë, por askush nuk vraponte si ai”

Ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Juventusit, Armand Traore, është rikthyer të flasë për aventurën e tij në Itali. Në një intervistë për “talkSport”, 31-vjeçari kujton se si ishin lojtarët e bardhezinjve në atë kohë.

Traore përmend Markizion, i cili edhe pse konsumonte duhan, ishte një nga më të mirët në fushë.

“Unë u transferova tek Juventusi kur isha 20 vjeç. Kisha kaluar pesë vite në Angli dhe kur u paraqita për herë të parë në stërvitje, nuk pashë asnjë lojtar në fushë. Nuk ishte askush në dhomat e zhveshjeve, askush në palestër. Disa po hanin mëngjes, disa në dush dhe të tjerë po pinin duhan e ekspres”, – kujton senegalezi.

“Një natë më parë ata konsumonin darkën së bashku dhe sigurisht që nuk mund të mungonte shishja e verës. Kjo ishte një nga gjërat që më tronditi. Më kujtoher Marchisio, i cili pinte katër paketa cigarë në ditë, por unë kurrë nuk kam parë dikë të vrapojë si ai”, – përfundon Traore. (abcnews.al)

Leave a Reply