Atl.Madridi fiton dhe thellon epërsinë në pikë ndaj konkurrentëve (VIDEO)

Skuadra kryesuese e Atletiko Madridit ka thelluar epërsinë në pikë ndaj konkurruesve kryesor për titull, teksa sonte në ndeshjen e vlefshme të javës së 20-të mundi Valencian me rezultatin 3:1, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë “jorganxhinjët” tashmë numërojnë 47 pikë, 7 më shumë se Reali i Madridit i vendit të dytë, duke potencuar gjithashtu se kanë edhe një ndeshje më pak.

Valencia kaloi e para në epërsi falë super golit të mesfushorit serb Urosh Raçiç në minutën e 11-të. Kundërpërgjigjja e skuadrës vendase erdhi në minutën e 23-të, kur Zhoal Feliks barazoi shifrat në 1:1, ndërsa fitoren Atl.Madridi e siguroi në pjesën e dytë falë finalizimeve të Luis Suarez (54’) dhe Anhel Korea (72’).

Ndryshe ishte kjo fitorja e 7-të rradhazi për skuadrën e Diego Simeones duke konfirmuar formën fantastike që po kalojnë në La Liga, aty ku këtë vit me sa duket titulli po ju buzëqesh. (infOSport.mk)

Leave a Reply