Gjilani fazën kryesore të përgatitjeve e ka zhvilluar në Durrës të Shqipërisë, aty ku edhe ka zhvilluar disa ndeshje miqësore, përfshirë këtu edhe atë kundër skuadrës së Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja në fjalë u zhvillua me 18 janar, dhe e njëjta kishte prodhuar plotë 6 gola dhe një barazim 3:3.
GOLAT NGA NDESHJA GJILANI – STRUGA TRIM LUM
Njëherit ishte ky barazimi i vetëm i skuadrës së Gjilanit nga gjithsej 5 ndeshje të zhvilluara, duke pasur parasysh se në të gjitha ndeshjet tjera ekipi i Bylbyl Sokolit kishte regjistruar fitore.
| Ndeshjet kontrollulese të Gjilanit |
| Gjilani – Struga Trim Lum 3:3 |
| Gjilani – Drenica 3:1 |
| Gjilani – Deçiç 1:0 |
| Gjilani – 2 Korriku 3:0 |
| Gjilani – Trepça ’89 1:0 |
