Hasani del në stërvitje me Partizanin, gati për të debutuar me Vllazninë!

Blerja më e re e Partizanit, Ferhan Hasani gjatë ditës së djeshme kreu seancën e parë stërvitore me “Demat e Kuq”.

30-vjeçari i është bashkuar skuadrës në kompleksin sportiv “Football Republic”.

Tetovari pritet me shumë interes se si do të paraqitet me 16-herë kampionët e Shqipërisë, pasi konsiderohet si njëri prej futbollistëvë më të mirë të afruar te të kuqtë në vitet e fundit.

Transferimi i Hasanit bëri shumë bujë në Shqipëri dhe më gjërë, ndërsa me shumë bujë pritet nëse i njëjti do të paraqitet në ndeshjen e së dielës (31 janar) kundër Vllaznisë së Mevlan Adilit dhe Demir Imerit.

Ndërkohë një lajm i mirë për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja është rikthimi i mesfushorit Jurgen Bardhi. 23-vjeçari shleu pezullimin në ndeshjen me Teutën për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në derbi dhe tashmë do të marrë

vendin e Valentino Muratajt, i cili u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e fundit kundër Teutës në Durrës.

Leave a Reply