Pirlo tashmë ka vendosur nëse Ronaldo do luaj nesër kundër Specia

Kristiano Ronaldo nuk do luaj titullatë në ndeshjen e së dielës kundër Specia, e vlefshme për javën e 6-të në “Serie A”.

Ronaldo mbrëmë rezultoi negativ në testin e “Covid-19”, që nuk kishte lënë pa kapluar edhe një ndër futbollistët më të mirë në planet.

Megjithatë, Pirlo nuk llogaritë që portugezi të jetë startues në ndeshjen e nesërme që starton në ora 15:00.

“Ai ishte negativ në testin e dytë dhe këtë mëngjes stërviti individualisht.  Ai do të jetë me skuadrën. Nuk besoj se ai do të luajë nga fillimi. Gjëja e rëndësishme është që e kemi. Ai u stërvit në shtëpi, është e rëndësishme ta marrim me vete”, – është shprehur Andrea Pirlo.

Ronaldo vuajti për 19 ditë nga virusi. Ai për herë të parë kishte rezultuar pozitiv gjatë grumbullimit me kombëtaren e Portugalisë në ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply