Alaba është i Real Madridit!

Real Madridi ka arritur marrëveshje me David Alaban. Mbrojtësi austriak që pritet të largohet nga Bajern Munih me shumë mundësi do të bashkohet me “mberëtrit”.

Austriaku nuk ka rinovuar kontratën me ekipin e tij aktual dhe po mendon largimin me çdo kusht.

Ndërkohë informacionet nga Spanja bëjnë me dije se 28-vjeçari Alaba me Realin e Madridit ka arritur marrëveshje 4 vjeçare.

Reali po vuan këtë sezon dhe vitin e ardhshëm duket se do të ketë një rinovim total të ekipit. Është edhe vetë presidenti Florentino Perez, që e do në ekip futbollistin e Bajernit të Munihut, që ka mjaft eksperiencë në futbollin europian.

Leave a Reply