Formacionet zyrtare, Porto-Juventus, Pirlo surprizon me titullarët

Me fillim në ora 21:00 Porto dhe Juventusi do të përballen në aktin e parë të vlefshëm për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve Europian. Pritet kjo të jetë një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat që do të kërkojnë një rezultat pozitiv, për ta pasur më të lehtë për ndeshjen e kthimit, që në program është me 3 mars në Torino.

Nëse bëhet një “gërmim” në të kaluarën, të gjithë precedentët flasin për skuadrën bardhezi, duke nisur nga dueli i parë në vitin e largët 1984 e deri në 2017-ën, kur të dyja ekipet u ndeshën për herë të fundit. 36 vite më parë, “Zonja e Vjetër” dhe “Dragonjtë” ndesheshin në finalen e Kupës së Kupave, e fituar në Bazel nga italianët me rezultatin 2:1.

Më pas do të vinte dopio-përballja në grupet e Ligës së Kampionëve në vitin 2001, ku Juventusi barazoi pa gola në Portugali dhe fitoi 3:1 në kthim, në shtëpi. Ndërsa përplasja e fundit është ajo në 1/8-at e tri sezoneve më parë, sërish në Ligën e Kampionëve, ku kampionët e Italisë e blinduan kualifikimin që në sfidën e vajtjes, duke fituar 2:0 në Porto, ndërsa duelin i kthimit përfundoi 1:0 për Juven, me një gol të shënuar nga ana e Paulo Dybalas.

Për sa u përket dueleve në total me klubet luzitanë në kompeticionet UEFA, “Zonja e Vjetër” numëron 11 të tillë, nga të cilat ka humbur vetëm një (Benfika – Juve 2:1, në prill 2014, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Europës), ndërkohë, bilanci vazhdon me 7 suksese bardhezi dhe 3 barazime.

FORMACIONET ZYRTARE:
PORTO: Markesin, Pepe, Mbemba, Manafa, Zaidu, Oliveira, Uribe, Korona, Otavio, Marega, Taremi;
Trajner: S. Konseisao
JUVENTUS: Shezni, Kielini, De Ligt, Aleks Sandro, Danilo, MeKeni, Rabio, Kieza, Bentankur, Kulusevski,  Ronaldo;
Trajner: A. Pirlo

Leave a Reply