Altin Lala vjen me një mesazh të fuqishëm: Sa më shpejtë me një flamur dhe një kombëtare

Sot Kosovaa feston 13 vite Pavarësi. Në nder të kësaj dite, dje në Dardani u zhvillua një ndeshje mes veteranëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.

Sfida u zhvillua në stadiumin e ekipit “2 Korriku”, ndërsa në të kishte emra si Lala, Bogdani, Bushi, Agolli, Dallku, Dragusha, Keçi etj…

Megjithatë, gjithë këto emra të mëdhenj nuk prodhuan gola, ndërsa në fund ndeshja u mbyll me barazim pa gola, një rezultat vëllazëror, mes dy skuadrave që garuan me dy flamuj të ndryshëm, mirëpo që në brendi kishin gjakun e njëjtë, atë të shqiptarit.

Pas sfidës në një prononcim të shkurtër për ATV, ish-kapiteni i “kuqezinjëve” dhe tashmë në rolin e menaxherit, Altin Lala, uroi që sa më shpejt Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë me një flamur dhe një kombëtare.

“Shpresojmë ta përjetojmë sa më shpejtë, të kemi një flamur dhe një kombëtare”, ishin fjalët e Lalës, fjalë që me siguri se emocionojnë çdo shqiptarë patriot, që ëndërron njëjtë sikurse Lala.

Leave a Reply