Shkëndija i mbyll përgatitjet në Antalia me barazim ndaj skuadrës boshnjake

Kampionët e vendit në futboll, Shkëndija ka mbyllur fazën përgatitore në Antalia të Turqisë me barazim 2:2 në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar ndaj Zeljezniçarit nga Bosnja Hercegovina. Skuadra boshnjake e mbylli 45 minutëshin e parë të kësaj kontrolluese me avantahz prej dy golave, të shënuar nga kapiteni i tyre Krpiç dhe Zec, ndërsa kuqezinjtë kthyen rezultatin në pjesën e dytë përmes dy penalltive nga të cilët të saktë ishin Emini dhe Ibraimi.

Kampionët kështu përfundojnë qëndrimin në tokën turke me zhvillimin e ndeshjes së katërt dhe të fundit kontrolluese për ta. Shkëndija në kuadër të fazës përgatitore në Antalia luajti me Grasshoperin e Zvicrës, që kishin epërsi 2:0 dhe ndërprerje në minutën e 37-të shkaku i motit të keq, Orenburgt rus që shënuan fitore 2:0 dhe St. Poltenit austriak që e mbyllën barazim 2:2.

Shkëndija të martën kthehet në Tetovë.

Leave a Reply