Futsal Karadaku nuk e bënë “hesap” Kratovën

Futsal Kardaku vazhdon me lojëra të mira në elitën e futsalit vendor, teksa të premtën në mbrëmje mundi Kratovën në transfertë me rezultatin 13:7, njofton “infOSport.mk”.

Artan Junuzi ishte ndër lojtarët më të dalluar te skuadra nga Likova, duke shënuar 5 gola, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Jasir Zekiri, që realizoi “hat-trik”.

Pikërisht kjo dyshe, Junuzi-Zekiri realizoi dy golat e fundit të pjesës së parë për Futsal Karadakun, që u mbyll me shifrat 4:2, derisa në pjesën e dytë skuadra nga Kumanova realizoi edhe 9 gola të tjerë, derisa në listën e golashënuesve u regjsitruan edhe Ibraim Dalipi (2 gola), Arijat Osmani, Hasan Bilali dhe Enis Iljazi.

Në anën tjetër për Kratovën nga dy gola realizuan Mitevski, Jovanovski, Naçkovski, teksa  një gol tjetër realizoi edhe Arsovski, i cili njëherit kishte shënuar edhe golin e parë për Kratovën në këtë përballje.

Futsal Kardaku pas 13 xhirove të para numëron 21 pikë, ndërkohë Kratova me vetëm 4 pikë të tubuara vazhdon të mbajë pozitën e parafundit në tabelë. . (infOSport.mk)

Leave a Reply