Eurogoli i talentit të Juventus Serava, Furkan Shabanit ndaj Crna Reka (VIDEO)

Të premtën në elitën e futsalit vendor u zhvilluan dy takimet e para të javës së 13-të, njofton “infOSport.mk”. Dy skuadrat shqiptare,Juventus Serava dhe Futsal Karadaku, edhe pse në rolin e mysafirit, regjistruan fitoret e tyre të rradhës, ndërsa pa dyshim se ndeshje më interesante doli të jetë ajo në Kavadar,ku mejdanin ndanë Crna Reka vendase dhe Juventus Serava nga Shkupi

Fitores në këtë përballje iu gëzua skuadra e Juventus Seravës me rezultatin 9:7, pavarësisht se kjo skuadër në një moment ndodhen në disavantazh prej 3 golave (6:3). Momentet më dramatike ndodhen në çastet e fundit të takimit, kur Juventus Serava, falë dy golave të shënuar nga distanca e largët, siguroi fitoren e 7-të sezonit aktual.

Ishte talenti 20-vjeçar Furkan Shabani, ai i cili me të majtën e tij shënoi glin e avanazhit, duke realizuar gati nga porta në portë, gjë të cilën më pas e bëri edhe Berkan Alçe.

Golin e talentit të Juventus Seravës, ndryshe vëllai i lojtarit te Futsal Shkupit, Erkan Shabani, mund ta shihni në videon më poshtë. (infOSport.mk)

Leave a Reply