Njihuni me futbollistin tetovar që Edi Reja e dëshiron te Kombëtarja shqiptare!

Një fantazist me origjinë nga Tetova bëhet gati për të veshur për herë të parë fanellën e Kombëtares shqiptare. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta në FSHF, se lojtari që trajneri Edi Reja kërkon me ngulm të luajë me kuqezinjtë është 21-vjeçari, Nedim Bajrami.

Mesfushori me tipare sulmuese aktualisht luan sezonin e tij të dytë me Empolin në “Serie B” dhe prej kohësh është ndjekur nga trajneri i Kombëtares. Vetëm një muaj më parë ai shënoi dy gola ndaj Napolit në ndeshjen e Kupës së Italisë.

Gazeta mëson se italiani ka hedhur një hap konkret, duke e takuar lojtarin për ta bindur të vishet kuqezi. Duke parë karakteristikat e Bajramit, Reja i ka bërë të ditur futbollistit se e ka në qendër të projektit për eliminatoret e Botërorit, që nisin duke filluar nga 25 marsi i këtij viti.

Mirëpo, momentalisht përtej vullnetit të Bajramit për të përfaqësuar Shqipërinë, ka disa çështje të rëndësishme që duhen zgjidhur.

Kujtojmë aktualisht pjesëe kombëtares shqiptare nga Maqedonia, janë dy futbollistët kumanovar, Taulant Seferi dhe Lindon Selahi.

Leave a Reply