Aksident i rëndë në Itali, ish futbollisti i Kaljarit në gjendje kritike për jetën!

Andrea Cossu, ish-fantazisti i skuadrës së Kaljarit, ka pësuar një aksident të frikshëm në autostradën 554 në zonën e Selargius, në Sardenjë.

Mediat në Itali raportojnë se ai ëshët transportuar me urgjencë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Pamjet nga makina e tij, me të cilën po udhëtonte tregojnë se aksidenti ka qenë tepër i rëndë.

40-vjeçari italian ka luajtur në Serie A edhe me skuadrën e Verona, ndërkohë që pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te Kaljari, ku e mbylli karrierën në vitin 2018. Cossu ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Italisë në dy ndeshje.

Leave a Reply