Publikohen formacionet, ja si reshtohet Struga Trim Lum përballë Makedonija GJ.P

Struga Trim Lum – Makedonija GJ.P., është një ndër ndeshjet më interesante të javës së 19-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Tashmë është bërë i ditur edhe formacioni, me të cilin Srgjan Zaharievski do të zbres në fushë, për të kërkuar pikët e plota ndaj skuadrës shkupjane.

Në portë është i pazëvendësueshmi, Urosh Djuriç, para të cilit rreshtohet treshja mbrojtëse, Cake, Ristevski, Mecinoviq.

Në mesfushë, aty ku Zaharievski kërkon të fitojë betejën, i njëjti ka rreshtuar plotë 5 futbollistë, përfshirë edhe aktivizimin e ri, Bosançiç.

Ndërkohë në sulm do të veprojë dyshja, Emir Skenderi  – Dejan Cvetanoski, dy futbollistë këta që kishin treguar shumë nga vlerat e tyre në ndeshjet kontrolluese para fillimit të stinorit pranveror. (infOSport.mk)

Leave a Reply