Fitorja e 19-të me rradhë e afron Sitin drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Mançester Siti ka regjistruar edhe fitoren e 19-të me rradhë në të gjitha garat, duke bërë një hap të madh drejt ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mundi me shifrat 2:0 Borusia Menhengladbahun në ndeshjen që u zhvillua në “Ferenc Pushkash” në Budapest.

Ndeshja  rezultoi të jetë e lehtë për “citizens”, të cilët e dominuan ndeshjen gjatë gjithë takimit, edhe pse realisht nuk është se krijuan raste të shumta serioze para portës së skuadrës gjermane.

Bernardo Silva hapi rezultatin me golin e shënuar në minutuën e 29-të, ndërsa i njëjti në minutën e 65-të asistoi për brazilianin Gabriel Zhesus, i cili  vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Gladbah 0, Siti 2.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply