Ndeshje spektakolare, Reali fiton transfertën me Betisin (VIDEO)

Spektakël dhe gola në “Villimarin” të Seviljes, me Real Madridin që triumfon në transfertën ndaj Real Betisit me rezultat 3:5. Që në minutën e 11-të Asensio kaloi në avantazh madrilenët, por vendasit arritën të përmbysin avantazhin e Realit brenda 45-minutëshit të parë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes, me rezultatin 2-1.

Në pjesën e dytë skuadra e Zidanes rrit intensitetin e lojës dhe arrin të shënojë 3 herë me anë të Asensios, Sergio Ramosit dhe Ronaldos, duke përmbysur rezultatin e pjesës së parë. Gjithsesi, Betis nuk u dorëzua, teksa Leon rihapi edhe njëherë sfidën në minutën e 85-të, por pa arritur t’i prishë festën madrilenëve, që gjetën edhe një gol tjetër në shtesë, me anë të Benzemas. Me këtë fitore Reali vijon të mbetet në vendin e 4-t, me 45 pikë, 6 më tepër se Seviljaa e vendit të 5-të.

Leave a Reply