ZYRTARE, Rabotniçki bënë për vete mbrojtësin e Sileksit

Rabotniçki prej dje edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. “Romantikët” gjatë ditës së djeshme prezantuan plotë 5 emra të rinj, ndërsa siç mëson “infOSport.mk”, ata kanë bërë për vete edhe mbrojtësin e Sileksit, Hristijan Grozdanoski.

Me këtë të fundit, Rabotniçki ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa pritet që të jetë një shtyllë shtesë në mbrojtjen e skuadrës shkupjane, që në stinorin vjeshtorë në 18 ndeshje kishte pranuar 20 gola.

Ndryshe Grozdanoski te Sileksit ishte një ndër futbollistët më standard gjatë pjesës së parë të sezonit,duke zhvilluar 17 ndeshje. Ai në ligën e parë numëron plotë 86 ndeshje, 60 prej të cilave me Sileksin dhe 26 me Mladost Carev Dvor, te e cila skuadër edhe kishte filluar karrierën e tij profesionale, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe në futbollin tonë vendor, Grozdanoski ka luajtur edhe me Novacin dhe Gostivarin.

Leave a Reply