Në pritje të transferimeve “bombë”, FC Shkupi nënshkruan me dy talentë të rinj!

Në pritje të transferimeve “bombë”, FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka prezantuar dy futbollistë të talentuar, që pritet të jenë e ardhmja e ekipit bardhekaltër për vitet në vazhdim.

Bëhet fjalë për Rejjan Abazin dhe Bilal Isenin, të cilët me ekipin nga Çairi kanë nënshkruar kontrata 3-vjeçare.

18-vjeçari Rejjan Abazi me shtetësi kanadeze karrierën e tij futbollistike e kishte nisur pikërisht në Kanada, në universitetin McGill, që më pas të transferohet te Rabotniçki, ku me ekipin e të rinjëve në 9 ndeshje realizoi 10 gola, duke treguar në këtë mënyrë cilësitë e tij të larta sulmuese.

Ndërkohë Bilall Iseni është 19 vjeçar dhe është futbollist që karrierën e tij e kishte filluar pikërisht në shkollën e futbollit të FC Shkupit. Iseni luan në pozitën e mbrojtësit të majtë. Ai gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe me ekipin e Neë Stars, Vardarin e Forinës dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës kërçovare të Vëllazërimit.

Leave a Reply