Ja plani i Juventusit për transferimin e Marselos

Marselo dështoi të transferohet te Juve gjatë kësaj vere, mirëpo i njëjti mund ti bashkohet skuadrës kampione të Italisë gjatë janarit të vitit të ardhshëm.

Sipas “Tuttosport” Juventusi vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e mbrojtësit të majtë që preferohet së tepërmi nga trajneri, Masimiliano Allegri.

Marselo ka kontratë me “mbretërit” deri në vitin 2022, por drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” besojnë se me një shumë të ofruar prej 50 milion euro do t’ia arrijnë qëllimit që të bindin numrin një të “mbretërve”, Florentino Perez.

Leave a Reply