Xhinobili edhe përfundimisht pensionohet nga basketbolli

Argjentinasi Manu Xhinobili i ka dhënë fund lojës së basketbollit pas plotë 23 viteve karrierë.

41-vjeçari argjentinas, i konsideruar si basketbollisti i huaj më i suksesshëm në historinë e NBA-së, është i vetmi lojtar joamerikan që ka fituar 4 kampionate dhe një medalje të artë olimpike.

Ai është shpallur gjithashtu lojtari më i mirë i “All Star Games” në vitet 2005 dhe 2011, ndërsa “Lojtari i 6 më i mirë i vitit” në 2008-tën.

“Ishte një udhëtim i mrekullueshëm. Përtej edhe ëndrrave të mia më të çmendura” – kishte shkruar ai në Tëitter.

Xhinobili e nisi karrierën si profesionist në vitin 1995 në Argjentinë, përpara se të zhvendosej në Itali.

Ai skuadrës së San Antonio Spërs iu bashkua në sezonin 2002-2003, duke nisur kështu edhe aventurën amerikane e cila do t’i jepte atij kurorën e kampionit plot katër herë mes viteve 2003 dhe 2014, ndërkohë që ndihmoi Argjentinën të fitonte medaljen e artë olimpike në Athinë, në vitin 2004.

Xhinobili ka luajtur 1057 ndeshje të sezoneve të rregullta, si dhe 218 ndeshje në “play off” me “Spërsat”, duke u renditur kështu në pesëshen kryesore të të gjitha kohërave për ekipin nga Teksas, me 14043 pikë, 4001 asistime dhe 1392 topa të vjedhur.

Leave a Reply