“Serie A” vjen me një vendim revolucionar

Federata e futbollit italian ka dhënë dritë jeshile që skuadrat nga “Serie A” të mund të vendosin emrin e sponzorit edhe në krahun e majtë të fanellave të tyre. Në krahun e djathtë futbollistët do të vazhdojnë të mbajnë logon e “Serie A”.

Kësisoj çdo skuadër në fanellat e saj mund të mbaj deri në 5 emra sponzorësh. Me këtë vendim futbolli italian pason shembulin e Premierligës, La Ligas, Bundesligës dhe Ligue 1, duke rritur ndjeshëm të ardhurat potenciale nga kontratat e sponsorizimit.

Leave a Reply