Flamuri i Kosovës dhe ai i Maqedonisë në zhveshtoren e Dinamo Zagrebit!

Dinamo Zagrebi ka arritur që të kualifikohet në mesin e 16 skuadrave më të mira në kuadër të Liga Europa, pasi mbrëmë mposhti rusët e Krasnodar.

Pjesë e fitores së mbrëmshme ishte edhe shqiptari i Maqedonisë, Arijan Ademi, teksa në bankinë mbeti shqiptari nga Kosova, Lirim Kastrati.

Mirëpo pavarësisht mungesës në fushë, Lirim Kastrati u nderua në dhomat e zhveshjes, aty ku valvitej flamuri i Kosovës, ndërsa bashkë me të edhe ai i Maqedonisë, në nder të Arijan Ademit dhe Stefan Ristovskit, që gjithashtu luajti gjithë ndeshjen.

Ndryshe Dinamo Zagrebi falë golit të shënuar nga Orisq shënoi fitore minimale 1:0, ashtu që me rezultatin e përgjithshëm 4:2, me plotë meritë u kualifikua për në ndeshjet e 1/8 së finales, ku sot do të mësojë edhe emrin e kundërshtarit.

Saktësisht në ora 13:00 në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për ndeshjet e kësaj faze në kuadër të Liga Europa. (infOSport.mk)

Leave a Reply