Ardian Azemi boksieri më i mirë, Naser Haruni trajneri më i mirë për vitin 2020

Federata e Boksit të Maqedonisë së Veriut ka vlerësuar Ardijan Azemin si boksierin më të mirë të vitit 2020 në vendin tonë.

Në Kuvendin e Rregullt të federatës së boksit të mbajtur sot, numri një i këtij institucioni sportiv, Primislav Dimovski, ndau nga një shpërblim për Azemin si dhe për trajnerin e tij, Naser Harunin që u vlerësua si trajner më i mirë i vitit që lamë pas.

Kujtojmë, Ardijan Azemi në vitin 2020, arriti të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Europian për të Rinj, që ishte një sukses i madh për sportin e boksit në vendin tonë.

Boksieri shkupjan, edhe vitin 2021 e nisi mbarë, pasi ditë më parë ai u stolis me medalje ari në turneun ndërkombëtarë “Doreza e Artë”, që u zhvillua në Beograd.

Leave a Reply