Barcelona i prish punë Interit në garën për Eriksen

E ardhmja e Kristian Eriksen është shumë larg Totenhamit. Mesfushori danez nuk ka pranuar rinovimin me klubin londinez dhe me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit, klubet më të mëdha europiane janë vënë pas tij.

Drejtori i Interit, Ausilio, konfirmoi publikisht se kanë bërë një ofertë për shërbimet e fantazistit, ofertë që shkon deri në 10 milionë euro sipas medieve italiane, ndërkohë Barcelona ka bërë një ofertë edhe më të lartë për mesfushorin, i cili tashmë mund të përfundojë në “Kamp Nou”.

Sipas mediave në Spanjë, Barcelona ka ofruar 17 milionë euro për shërbimet e Eriksen, ofertë që po shqyrtohet nga drejtuesit e Totenhamit.

Pikërisht këta të fundit tashmë janë ata që do të vendosin rreth të ardhmes së Eriksen, mirëpo një gjë të tillë do të duhet të bëjnë në një afat prej vetëm një javësh, pasi me 31 janar edhe zyrtarisht mbyllet merkatoja.

Në rast se Eriksen mbetet te Totenhami, atëherë i njëjti në qershor do të largohej nga kjo skuadër me parametra zero.

 

Leave a Reply