Policia e Kosovës rikthen mbrapsht ekipin serb që provoi ilegalisht të futej në tokën shqiptare

Klubi hendbollistik serb, RK Arilje, nuk është lejuar të futet në territorin e Kosovës nga policia kosovare dhe është kthyer mbrapsht në pikën kufitare në Jarinjë.

RK Arilje po udhëtonte drejt Mitrovicës së Veriut për t’u përballur me klubin tjetër serb nga Mitrovica, Trepça, kur u ndalua për një orë nga policia e Kosovës para se të kthehej nga kishte ardhur të dielën.

Qëllimi i RK Arilje ishte ta zhvillonte një ndeshje të jashtëligjshme në territorin e Kosovës në një garë të Federatës së Hendbollit të Serbisë.

Klubi serb shkroi në Facebook se nuk u lejua të futej në Kosovë për shkak se nuk kishte leje nga Ministria e Sportit e Kosovës për të bërë gara në territorin e Kosovës.

Leave a Reply