Milan nuk heq dorë nga Otavio!

Milani nuk dorëzohet përsa i takon mesfushorit të Portos, Otavio. 26-vjeçari, i cili  mund të mbulojë shumë role në mesin e fushës është në përfundim të kontratës me klubin e njohur portugez, ndërsa “kuqezinjtë” po nxitojnë për ta mbyllur sa më parë marrëveshjen me futbollistin duke i ofruar atij një kontratë 4-vjeçare.

Me afrimin e Otavio, drejtuesit e klubit milanez shpresojnë t’i shtojnë skuadrës pak eksperiencë për Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply