Junajtedi ju bashkohet skuadrave si Juventus, Çelzi, Bajern dhe Ajaks

Mançester Junajtedi është klubi i 5-të i cili ka arritur që ti fitoj tre titujt kryesor evropian, Ligën e Kampionëve, Liga Europa dhe tashmë ish Kupën e Fituesve të Kupave.

Me një arritje të këtillë mund të lëvdërohen vetëm Juventusi, Ajaksi, Çelzi dhe Bajerni i Munihut.

Mançester Junajted Ligën e Kampionëve Evropian e ka fituar 3 herë, edhe atë gjatë viteve 1968, 1999 dhe 2008 година, ndërsa gjatë vitit 1991 skuadra angleze kishte ngritur lartë Kupën e Fituesve të Kupave.

Trofeu i fituar mbrëmë në kuadër të Liga Evropa është i pari në historikun e klubit nga “Olld Traford”. Ky trofe ishte i vetmi që mungonte në vitrinat e “Djajve të Kuq”.

Leave a Reply