Iniesta te Juventusi!!!

Një ndër ikonat e Barcelonës, Andres Iniesta me gjysëm goje ka pranuar se karrierën e tij mund ta vazhdojë te skuadra e Juventusit.

Ditëve të fundit me të madhe po flitet dhe po shkruhet se mesfushori spanjoll është i interesuar për të ndryshuar mjedis, ndërsa për rreth një hapi të tillë po e bind ish shoku i tij te Barcelona, Dani Alvesh, i cili si duket është rilindur sërish me fanellën e Juves.

Iniesta është pjesë e Barcelonës që nga viti 2002, ndërsa që nga atëherë ka zhvilluar plotë 412 ndeshje me skuadrën “katallunase”.

“Ekziston gjithnjë një mundësi për të mos e mbyllur karrierën te Barcelona. Ende nuk kam vendosur asgjë rreth vazhdimit të mundshëm të kontratës” – komentoi Iniesta.

Leave a Reply