LPFMV, me ndeshjet e javës së 22-të mbyllet rrethi i dytë, rrethi i tretë sipas sistemit Berger

Me ndeshjen midis Makedonija GJ.P dhe Sileksit edhe zyrtarisht hap siparin java e 22-të në elitën e futbollit vendor, me çka njëherit mbyllet edhe rrethi i dytë i garave, njofton “infOSport.mk”.

Pas kësaj pason rrethi i tretë, i cili do të zhvillohet sipas sistemit Berger.

SISTEMI BERGER – Por çfarë në fakt përbënë ky sistem?

Në të, të gjitha skuadrat pjesëmarrëse do të zhvillojnë nga 11 ndeshje. 6 skuadrat e para në tabelë, do të zhvillojnë 6 ndeshje si vendas dhe 5 si mysafir dhe anasjelltas, derisa skuadrat nga pozita e 7-të deri në të 12-tën do të zhvillojnë 5 ndeshje si nikoqir dhe 6 në transfertë.

Në rast se dy skuadra kanë pikë të njëjta pas përfundimit të rrethit të dytë (22 xhirove), do të jetë gol-dallimi që do ti jep përparësi skuadrës për tu renditur në mirë në tabelë, ndërkohë nëse një gjë e tillë do të ndodhte në fund të sezonit, pas javës së 33-të, atëherë për renditjen përfundimtare në tabelë do të vendosnin ndeshjet mes vete.

Ky sistem do të aplikohet edhe në ndeshjet e Ligës së Dytë, në Lindje dhe Perëndim, aty ku për çdo javë do të ketë nga një skuadër të lirë, për shkak përjashtimit të Vardar Forinës, që u përjashtua nga kjo garë. (infOSport.mk)

Leave a Reply