Skandal, Federata e Spanjës e njeh Kosovën vetëm si territor

Muaji mars është muaji i grumbullimeve të kombëtareve që pritet të zhvillojnë ndeshjet eliminatore për Botërorin e vitit 2022-të që do të mbahet në Katar.

Përfaqësuesja e Kosvës bënë pjesë në Grupin B së bashku me Suedinë, Spanjën, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Në këtë grup, vetëm Suedia e ka njohur Kosovën si shtet, derisa Spanja, Greqia dhe Gjeorgjia nuk e kanë bërë një gjë të tillë, edhe pse shteti “dardan” funksionon edhe pa njohjet e këtyre vendeve.

Por skandali më i madh ka ndodhur nga Federata e Futbollit të Spanjës në rrjetet sociale.

Në njoftimin për publikun se trajneri Luis Enrike do të publikojë listën me futbollistët e ftuar më 15 mars, spanjollët kanë bërë një skandal duke shkruar territorin e Kosovës.

“Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 kundër Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës”, ka shkruar faqja zyrtare e Kombëtares së Spanjës në futboll.

 

Leave a Reply