Bajerni transferon yllin e Realit me parametra zero!

Skuadra kampione e Gjermanisë, Bajern Munih është shumë pranë një tjetër goditjeje për merkaton e verës.

Pasi kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit të Lajpcigut, Dayou Upamecano, “bavarezët” thuhet të jenë shumë pranë futbollistit të Realit të Madridit, Lukas Vaskez.

Spanjolli është në fund të kontratës me Realin e Madridit dhe nuk ka pranuar të rinovojë.

Sipas të përditshmes spanjolle, “AS”, që konsiderohet si e afërt me Realin e Madridit, Vaskez ka gjetur marrëveshjen me Bajernin e Munihut dhe edicionin e ardhshëm do të provojë veten edhe në Bundesligë.

Në rast se marrëveshja konkretizohet, do të ishte një goditje e zgjuar nga kampi i skuadrës kampione të Gjermanisë, që siguron një futbollistë me shumë eksperiencë, duke mos paguar asnjë qindarkë.

Leave a Reply