Goli i Sileksit nga pozita jashtëloje! (VIDEO)

Sileksi sot ishte mysafir i Shkëndijës në Tetovë në ndeshjen e vlefshme të javës së 25-të në LPFMV, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Kratova pësoi disfatë 2:1, ndërsa nga video materiali shihet qartë se goli i Pepi Georgiev u shënua nga një pozitë e palejuar.

Në momentin që njëri prej bashkëlojtarëve të tij kishte goditur topin për të asistuar drejt Georgiev, ky i fundit ishte së paku një hap para futbollistit të fundit të Shkëndijës Mexhit Neziri.

Megjithatë pavarësisht kësaj, Georgiev vazhdoi aksionin dhe arriti që të mposhtë portierin Ferat Ramani. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 76-të, kur Sileksi barazoi shifrat në 1:1, mirëpo ishte goli i Ibraimit 120 minuta më vonë që i dha fitoren Shkëndijës.

Leave a Reply