Shkëndija me stil kampioni mund Rabotniçkin, derbi shqiptarë mbyllet në paqe, Renova rikthehet me pikë të madhe nga Strumica

Shkëndija me stil kampioni kaloi me sukses pengesën e quajtur Rabotniçki, duke mundur këta të fundit në Shkup me rezultatin 5:3, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Shkëndijës (1:2) dhe e njëjta u përcoll me gafat e dy portierëve, Zahov dhe Jankov, derisa në pjesën e dytë u shënuan edhe 5 gola të tjerë, e ku vlen të theksohen ato të Armend Alimit dhe Stevan Jevtovskit.

Derbi shqiptarë midis Struga Trim Lum dhe FC Shkupit u mbyll me barazim pa gola. Ekipi vendas ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë në këtë ndeshje, mirëpo fati nuk ishte me ata, ashtu që në fund duheshe të pajtohen me vetëm një pikë.

Barazimin e Struga Trim Lum në maksimum e shfrytëzoi Makedonija GJ.P, që me rezultatin 3:0 mundi Pelisterin.

Fitore shumë të rëndësishme regjistruan edhe Boreci dhe Sileksi në garën për mbijetesë, derisa Renova nga transferta e vështirë në Strumicë kundër Akademia Pandevit u rikthye me barazim. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 30

Rabotniçki 3:5 Shkëndija
Struga Trim Lum 0:0 FC Shkupi
Ak.Pandev 1:1 Renova
Makedonija GJ.P 3:0 Pelisteri
Boreci 2:0 Vardari
Bellasica 1:3 Sileksi

Leave a Reply