Nejmar thërret Kutinjon te Barcelona

Ylli brazilian i ka bërë ftesë bashkëkombësit të tij Filipe Kutinjo që ti bashkohet te Barcelona.

Kutinjo është duke shkëlqyer me Liverpullin dhe paraqitjet e tij kanë rënë në sy të klubeve tjera të mëdha të Evropës, përfshirë këtu edhe Barcelonën.

Njëri nga futbollistët kryesorë të “katalunasve” Nejmar, është i bindur se Kutinjo do të përshtatej shumë mirë në “Kamp Nou” dhe do ta ndihmonte ekipin edhe më shumë në fazën e sulmit.

Futbollisti që do të doja të vinte nga Premierliga në Barcelonë është padyshim Kutinjo. Jam i bindur se Filipe do të përshtatej menjëherë me lojën tonë dhe do të na ndihmonte shumë” – ka thënë Nejmar për “Daily Mail”.

Nejmar gjithashtu mendon se Kutinjo do të përshtatej shumë lehtë me dy yjet tjerë të Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Ky i fundit madje sipas disa zërave që lëshuan mediat, pas përfundimit të ndeshjes, Uruguai-Brazil (1:4), thuhet ti ketë thënë Kutinjos: “Unë e kam bindur Nejmarin të transferohet tek Barcelona dhe të njejtën do ta bëj me ty”.

Leave a Reply