Prishtina e Ramadanit ndahet me dy futbollistë!

Skuadra kampione e Kosovës në futboll, FC Prishtina, gjatë ditës së sotme përmes faqes zyrtare ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me dy futbollistë. Fjala është për Enis Gavazajn dhe Mergim Pefqelin, i cili pas 4 edicioneve me Prishtinën do të duhet të kërkoj një mjedis të ri.

27 vjeçari këtë edicion me Prishtinën regjistroi 20 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar edhe 4 gola dhe 2 asistime.

Sa i përket Gavazajt, ai te Prishtina ishte aktivizuar për herë të dytë gjatë këtij sezoni pas transferimit të bërë nga Kukësi.

26-vjeçari Gavazaj edicionin që lamë pas kishte regjistruar 14 ndeshje në kampionat dhe kupë, duke regjistruar vetëm 2 gola e 1 asistim.

Gavazaj, së pari ishte pjesë e Prishtinës në edicionin 2012/13 kur ishte transferuar nga Liria e Prizrenit e pastaj nga Prishtina në Gent të Belgjikës. Në dy edicione, 2012/13 dhe 2020/21, Gavazaj me Prishtinën ka regjistruar 36 paraqitje zyrtare, 3 gola dhe a 2 asistime.

 

Leave a Reply