Ezgjan Alioski: Ndeshja me Ukrainën është si finale për ne!

Përfaqësuesja A e Maqedonisë me 17 qershor do ta luajë ndeshjen e dytë në Kampionatin Europian kundër Ukrainës.

Reprezentuesi jonë i vendit tonë, Ezgjan Alioski ka folur për pritshmëritë e kësaj ndeshje.

– Jemi krenar për ndeshjen që zhvilluam ndaj Austrisë. Rezultati nuk ishte në favorin tonë, por duhet të mendojmë pozitivisht. Jemi fokusuar për ndeshjen me Ukrainën, kemi kohë për tu rikuperuar dhe do të jemi gati. Jemi duke analizuar kundërshtarin dhe na duhet ti përmirësojmë gabimet nga ndeshja e parë. Duhet ta luajmë futbollin tonë, të besojmë tek vetja. Kjo ndeshje është si finale për ne, por edhe për Ukrainën”.  

“Në aspektin takti duhet të jemi në nivel, por edhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Ukrainë luan mirë dhe futboll ofanziv. Ata shënuan dy gola kundër Holandës, hyjnë si favoritë në këtë ndeshje dhe kjo është mirë për ne. Kemi kualitet, do të dalim pa frikë dhe me besim për rezultat pozitiv. Ne e dijmë saktësisht se çfarë duhet të përmirësojmë dhe e rëndësishme është që të jemi në nivel gjatë 90-të minutave. Kemi kualitet të shënomë dy gola edhe nëse jemi në negativë. E rëndësishme është që të besojmë në vetëvete dhe tek ekipi”.

Leave a Reply