Perishiç thyen rekord me kombëtaren kroate (VIDEO)

Ivan Perishiç ka bërë histori me Kroacinë, duke u bërë futbollisti i parë që shënon në katër turne të mëdha futbollistike.

Mesfushori i Interit shënoi edhe në ndeshjen e djeshme të “Euro 2020” kundër Republikës Çeke, ndeshje kjo që u mbyll me barazimin 1:1.

Askush më parë nuk kishte gjetur rrjetën me fanellën e kombëtares kroate në katër turne të ndryshëm, midis Kampionatit Europian dhe Kupës së Botës.

32-vjeçari tani ka 29 gola në 103 ndeshje për Kroacinë, duke shënuar në Kupën e Botës 2014, Euro 2016, Kupën e Botës 2018 dhe tani në Euro 2020.

Leave a Reply