FC Shkupi nuk i vazhdoi kontratën, sot u prezantua te Partizani i Tiranës

FC Shkupi dhe Filip Gligorov nuk vazhduan bashkëpunimin, ndërsa i njëjti sot është prezantuar te Partizani i Tiranës, njofton “infOSport.mk”. Kështu shkupjani 27-vjeçar rikthehet në Superligën shqiptare vetëm pas një viti, aty ku së fundmi luante me Vllazninë e Shkodrës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë me Partizanin ka nënshkruar kontratë dy vjeçare duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Gligorov, edicionin e fundit me FC Shkupin zhvilloi 28 ndeshje në LPFMV, duke regjistruar 1 gol dhe 2 asiste, ndërsa i njëjti në Superligën shqiptare numëron 24 paraqitje.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, përveç me FC Shkupin, Gligorov në Maqedoni kishte luajtur edhe me Rabotniçkin, EuroMilkun dhe Sileksin, ndërsa gjithashtu kishte bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur në Sllovaki, Bosnje e Hercegovinë dhe Rumani. (infOSport.mk)

Leave a Reply