Voska Sport vazhdon me transferimin e super lojtarëve, vjen një kampion

Voska Sport, skuadra shqiptare nga Ohri edicionin e ardhshëm për herë të parë do të luaj në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Kjo gjë ka mobilizuar drejtuesit e kësaj skuadre, që po bëjnë një merkato të mirëfilltë, me lojtar të spikatur, që pas vetes kanë edhe tituj kampion.

Një ndër ta pa dyshim se është Izair Emini, një futbollistë që pas vetes ka tituj me Shkëndijën, Kukësin dhe Dritën.

Emini është prezantuar nga ana e pronarit të klubit,Nefi Useini, i cili me Voska Sport pretendon që në debutimin e saj në Ligën e Dytë, ta bëjë një ndër skuadrat pretendente për inkuadrim në Ligën e Parë.

Një gjë e tillë mund edhe të bëhet realitet, duke pasur parasysh se Voska Sport, përveç Izair Eminit, më parë ka firmosur edhe me Shpend Asanin, Emir Aliun, Ardit Demirin dhe Enis Dervishin. Që të gjithë këta janë emra të spikatur dhe të njohur në futbollin tonë vendor, e që pritet të jenë lokomotiva e skuadrës së Voska Sport në sezonin e ri në Ligën e Dytë – Perëndim. (infOSport.mk)

Leave a Reply