Meksikë, ndeshja e futbollit kthehet në tragjedi, viktima dhe të plagosur pas të shtënave me armë

Qyteti i Santa Ana del Conde në Meksikë ka përjetuar një pasdite terrori gjatë një ndeshje futbolli që u zhvillua gjatë ditës së sotme.

Një burrë hyri në stadium dhe filloi të qëllojë mbi të pranishmit me një AK-47.

Të shtënat në hyrje të kampit El Roble rezultuan në vdekjen e tre personave dhe të paktën një tjetër të plagosur.

Dy nga tre viktimat tashmë janë identifikuar; njëri prej tyre u identifikua si Erick Vega, këngëtar dhe drejtues i grupit ‘La Sencillita’, ndërsa viktima e dytë u identifikua si Hugo, një furrtar dhe baba i dy fëmijëve.

Këtë ngjarje të rëndë e komentoi edhe presidenti i Liga MX, Mikel Arriola: “Më vjen shumë keq për ngjarjet që ndodhën sot gjatë një ndeshje amatore futbolli në Santa Ana del Conde. Ne qëndrojmë solidarë me familjet e atyre që kanë humbur jetën dhe hedhim poshtë çdo shprehje urrejtjeje apo dhune brenda e jashtë fushave”.

Leave a Reply