Kurtua rinovon me Realin edhe për 5 vite të tjera

Tibo Kurtua do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe për shumë vite të tjera, përcjellë “infOSport.mk”. Gardiani belg dhe klubi madrilen janë dakorduar për të zgjatur bashkëpunimin edhe për 5 vite të tjera.

“Real Madrid dhe Tibo Kurtua kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit, i cili do të mbetet i lidhur me klubin për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2026”, njofton klubi spanjoll.

Kurtua te Reali i Madridit erdhi verën e vitit 2018-të nga ekipi i Çelzit për shumën e 35 milion eurove. Ai me Realin e Madridit numëron 130 ndeshje, ndërsa gjithsej 211 ndeshje në La Liga, duke pasur parasysh se një kohë ishte pjesë edhe e Atletiko Madridit.

Leave a Reply