Shqipëria feston, mund rivalin direkt Hungarinë (VIDEO)

Shqipëria ka shënuar një fitore të madhe sonte në “Elbasan Arena”, aty  ku mposhti rivalin direkt të grupit, Hungarinë, me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Djemtë “kuqezi” ishin kundërshtarë shumë më i mirë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa më së miri flasin edhe goditjet e përgjithshme, e ku njëra prej tyre përfundoi në rrjetën e Gulacsi, edhe atë në minutën e 87-të.

Një top i rikuperuar nga Gjasula në gjysmëfushën shqiptare dhe një pasim i gjatë në thellësi për Armando Brojën, bëri që ky i fundit të shënojë një super gol me një goditje nga distanca, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e 3-të nga gjithsej 5 ndeshje të Shqipërisë në grupin “I”.

Me 9 pikë të tubuara “kuqezinjtë” mbajnë pozitën e dytë në grup, menjëherë pas Anglisë, që sonte në terren vendas mundi Andorrën me rezultatin 4:0.

“Tre Luanët” me një efekt të qindtpërqindtë prej 5 fitoreve nga po aq ndeshje kryesojnë grupin me 15 pikë të tubuara.

Leave a Reply