Tetovari Nedim Bajrami flet pas debutimit me kombëtaren e Shqipërisë

Tetovari Nedim Bajrami sonte bëri debutimin e shumë pritur me fanellën e Kombëtares shqiptare, duke ndihmuar atë për të mundur Hungarinë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të grupit “I” eliminatorë, të vlefshëm për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, njofton “infOSport.mk”.

Bajrami e nisi ndeshjen titullarë në “Elbasan Arena”, duke luajtur për 60 minuta të plota, ndërsa lëvizjet e tij në fushën e blertë i dhanë një impakt lojës së “kuqezinjëve”. Ai që në start tregoi se do të jetë një përforcim i madh për skuadrën e Edi Rejës, ndërsa pret që në ndeshjen e rradhës kundër San Marinos të shënojë edhe golin e parë “kuqezi”.

“Nëse do luaj ndaj San Marinos, shpresoj ishalla të shënojë” – u shpreh në fund Bajrami, i cili kishte mbetur i kënaqur nga debutimi me fanellën e Shqipërisë.

“ Shumë një debutim i mirë, gjithë skuadra lozëm mirë dhe jam shumë i lumtur. Ndjehem shumë mirë, më kanë pritur shumë mirë. Ndjehem mirë me pozitën në të cilën luajta sonte, pasi pikërisht e kemi diskutuar këtë bashkë edhe me Edi Rejën. Tifozët na kanë përkrahrë shumë dhe mendojë se me një përkrahje të tillë do mundim edhe San Marinon” – tha Nedim Bajrami.

Shqipëria falë golit të Armando Brojës në minutën e 87-të mundi Hungarinë me rezultatin 1:0, duke shpresuar shumë për atë pozitë të dytë në grupin “I” eliminatorë. (infOSport.mk)

Leave a Reply