Shtyhet derbi i javës së 6-të, Shkëndija – FC Shkupi

Derbi i madh i javës së 6-të në elitën e futbollit vendor midis Shkëndijës dhe FC Shkupit është shtyrë dhe e njëjta nuk do të zhvillohet në orarin e paraparë, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse e njëjta duheshe të zhvillohet të dielën, për shkak situatës aktuale në Tetovë, ku jetën humbën 14 persona si pasojë e zjarrit në spitalin modular të “Covid 19”, me kërkesë të drejtuesve të Shkëndijës, kjo ndeshje do të zhvillohet të martën.

5 ndeshjet tjera të javës së 6-të do të zhvillohen të dielën, kur në program do të jenë edhe ndeshjet e Ligës së Dytë – Lindje dhe Perëndim. (infOSport.mk)

Leave a Reply