Në ndeshjen e 17-vjeçarëve, Zvicër-Finlandë, në fushë zbritën plotë 11 shqiptarë nga gjithsej 12!

Finlanda dhe Zvicra e 17-vjeçarëve të enjtën zbritën në fushë për tu përballur njëra me tjerën në kuadër të sfidave kualifikuese të Kampionatit Botëror U-17.

Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë dhe gjithçka është normale, mirëpo nëse themi se pjesë e këtij takimi ishin plot 12 talentë shqiptarë, 10 pjesë e “helvetëve” dhe 2 pjesë e “nordikëve”, atëherë ky lajm del të jetë shumë i rëndësishëm për ne si shqiptarë, e në veçanti për dy federatat futbollistike, atë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Titullarë për Zvicrën ishin Arbnor Gecaj, Leon Asllani, Loren Arifi, Bleon Xhemaili, Adriatik Salihi, Labinot Bajrami dhe Rion  Demiri, ndërsa nga stoli u aktivizuan Kevin Krasniqi dhe Leon Frokaj, derisa Leart Zukaj ishte futbollisti i vetëm shqiptarë që nuk u aktivizua në këtë ndeshje.

Në krahun tjetër, për Finlandën luajtën Dren Tërnava dhe Yllson Lika që hyri si zëvendësues në minutën e 58-të.

Ndeshja në fjalë midis Finlandës dhe Zvicrës u mbyll me barazim 1:1, ndërsa te “helvetët” nuk kishte se si të mungojë goli shqiptarë, me Rion Demirin, i cili në minutën e 16-të kishte shënuar për 1:0.

Finlanda golin e barazimit e gjeti vetëm në minutën e 81-të, me autorë Jalonen.

Kjo ndeshje edhe njëherë tjetër tregoi sasinë e madhe të talentëve shqiptare në Europë, me shumicën prej tyre që lindin e bëhen pjesë e kombëtareve të huaja, e disa prej tyre harrohen nga dy federatat shqiptare. (infOSport.mk)

Leave a Reply