ZYRTARE, Rabotniçki bëhet me trajner të ri

Pas largimit të Aleksandar Vllaho, Rabotniçki shumë shpejtë ka gjetur trajnerin e ri, i cili do të udhëheq skuadrën shkupjane në vazhdim të kampionatit, njofton “infOSport.mk”.

Trajner i ri i skuadrës nga Parku i Qytetit është Borçe Hristov, i cili me “romantikët” ka nënshkruar kontratë deri janarin e vitit 2023.

Ai mëngjesin e sotëm mbajti edhe stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re, që pas 13 xhirove të para renditet në pozitën e 7-të me 18 pikë të tubuara.

Hristov drejtimin e skuadrës së Rabotniçkit e ka marrë në momentin e duhur, pasi duke pasur parasysh pauzën në futbollin vendor, për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në eliminatoret e nëntorit, të vlefshme për Botërorin “Qatar 2022”, do të ketë kohë të mjaftueshme për të njohur nga afër kualitetin e futbollistëve që ka në disponim.

Debutimin e tij në një ndeshje zyrtare me Rabotniçkin, Borçe Hristov, do ta ketë me 21 nëntor kundër Struga Trim Lum në Strugë.

Ndryshe strategu 51-vjeçar nga Shkupi së fundmi në futbollin vendor kishte drejtuar ekipin e Borecit, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte qenë në krye të Makedonija GJ.P dhe EuroMilkut. (infOSport.mk)

Leave a Reply