Kulla Eiffel ndriçon me fytyrën e Lionel Messit!

Lionel Mesi fitoi Topin e Artë të shtatë në karrierë duke lënë pas vetes rivalët Robert Levandovski dhe mesfushorin Zhorzhinjo.

Përveç trofeut të ‘’Topit të Artë’’ që iu dorëzua nga shoku i ngushtë Luis Suarez, për Lionel Mesin kishte dhe një surprizë mjaft të veçantë.

Didier Drogba e ftoi ‘’pleshtin’’ të shtypte një buton të kuq, dhe menjëherë u shfaq në ekran “Kulla Eiffel” e cila u ndriçua me fytyrën e Lionel Mesit.

Një moment mjaft emocionues, që preku dhe vetë Messin në atë moment. Ndërkohë videoja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, për këtë surprizë që dukej e mirëmenduar.

Leave a Reply